Thursday, August 1, 2013

Foshnja mbretërore mbrohet nga 50 policë

Gazeta britanike “The Sun”, i ka kushtuar vëmëndje djalit të çiftit mbretëror William dhe Kate Middleton, për të cilën janë angazhuar për ruajtjen e tij plot 50 policë. Të njëjtat burime raportojnë se policët do të kujdesen për princin George nga Cambridge gjatë 24 orëve. Ata do të mbulojnë një zonë të gjerë në Norfolk, ku është e vendosur shtëpia ku jeton çifti. Po sipas kompanisë në fjalë, e cila merret me ruajtjen e rendit e sigurisë së familjes mbretëroe, konkursi për këta 50 policë është ende i hapur.

Beyonce me familjen e saj (foto)

Bukuroshja refuzon 5 milionë dollarë (FOTO)

Modelja Courtney Stoden i ka thënë jo ofertës për t’u paraqitur në një film për të rritur,edhe pse flitej për 5 milionë dollar.Mamaja e saj Krista Keller dhe menaxheri i saj ka marrë një ofertë nga shtëpia pornografike “Panoporn” dhe për këtë do të paguhej 5 milionë dollar.

Carmen Electra e kuqja verbuese në Nju Jork (FOTO)

Carmen Electra ajo e cila verbon me të kuqen e saj ndërsa është fotografuar duke dalë nga një lokal nate në Nju Jork,të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Aktorja dhe modelja 41-vjeçare duket në formë shumë të mirë fizike duke tërhequr vëmëndjen e të pranishmëve dhe të gjithë medias.Carmen,ka qënë e shoqëruar nga miq të saj gjatë mbrëmjes në Nju Jork,thekson “The Sun”.

Wednesday, July 31, 2013

E fejuara e Maradonës paguhet per te qene e tille

fejuara 23-vjeçare e Diego Armando Maradones, Rocio Oliva mund të jetë një prostitutë VIP. Tezja e saj Patricia deklaroi në një emision televiziv se mbesa e saj Rocio Oliva paguhet 25 mijë euro në muaj për të qenë e dashura e Maradonës. “Nuk është dashuri, është vetëm biznes. Eshtë një vajzë tepër ambicioze dhe është mësuar t’i fitojë paratë lehtë.

Vajza që mbeti e ngrirë për 500 vite (foto)

I ftohti, thatësia dhe ajri i paktë kanë bërë punën e tyre. Ajo ngriu për vdekje dhe sot kur kanë kaluar 500 vjet, ajo duket sikur flen ende. Shkencëtarët kanë ekzaminuar një vajzë rreth të 15-at, e cila jetonte në Perandorinë Inca. Ajo u sakrifikuar dhe mbeti e ngrirë për 500 vjet.Shkencëtarët me shumë kujdes kanë marrë fije floku nga vajza, e cila vazhdon të mbahet në temperaturë konstante. Mumia Juanita e njohur edhe si Zonja e Ampato-s, u vra dhe iu ofrua zotëve të Inca-s mes viteve 1450-1480 në moshën 11-15 vjeçare. Ajo u gjet në jug të Perusë në vitin 1995 nga antropologu John Reinhard dhe alpinisti peruan Muguel Zarate.

Komemoracion me 10 mijë kanaçe

Një italian ka mbledhur më shumë se 10 mijë kanaçe nga mbarë bota prejse ishte dhjetë vjeç.Davide Andreani, 39, nga Pesaro e Italisë, ishte 15 vjeç kur filloi të mbledhë kanaçe përkujtimore dhe me edicion të limituar nga gjitha vendet e botës, përveç Kubës dhe Koresë Veriore, të cilat nuk e shesin këtë pije.Duke sqaruar se si filloi të mbledhë koleksionin e tij, Davide tha, “Fillova ta dua mbledhjen e tyre kur isha i ri”. Kanaçja më e vjetër që ai posedon është e vitit 1959 dhe e quan “diamant” për shkak të dizajnit të saj.

SHBA, harrohet në qeli, merr 4 milionë $

Daniel Chong ka thënë se ka pirë urinën e tij për të mbijetuar dhe ka pasur haluçinacione nga mungesa e ushqimit.Chong është ndaluar pas një operacioni anti-drogë në vitin 2012, por pasi është futur në qeli është harruar krejtësisht nga oficerët e policisë. Ai ka thënë se është munduar të tërheqë vëmendjen duke nxjerrë një lidhëse këpucësh jashtë derës së qelisë para se ta gjenin të mbuluar në fekale, sipas Associated Press. Pas shpëtimit, Chong ka kaluar 5 ditë në spital duke u rekuperuar nga dehidratimi dhe problemet në veshka. Gjithashtu ai ka humbur 7 kilogramë gjatë 4 ditëve të braktisjes.

Policia gjen drogë në autobusin e Bieberit

Policët kufitarë amerikanë kanë gjetur marihuanë në autobusin e turneut të Justin Bieberit, kur ekipi i tij po hynte në Detroit nga Windsori i Kanadasë. “The Detroit Free Press” ka raportuar se policët kufitarë dhe zëdhënësi në Mbrojtjen e kufirit, Ken Hammond kanë konfirmuar se autobusi ishte ndaluar të dielën derisa po tentonte të hynte në Shtetet e Bashkuara të Amerikës nga Kanadaja. Këngëtari nuk ishte pasagjer në autobus gjatë kësaj kohe pasi ishte duke performuar në “Joe Louis Arena”.

Kate Perry kopjon Beyoncé

Ndryshim në vazhdimësi i ngjyrës së flokëve dhe look-ut tw saj. Katy Perry ka lëshuar në treg parfumin e saj të ri ‘KullerQueen’ me një fushatë publicitare në të cilën popstari pozon si një mbretëreshë në një set, që duket Versailles. E njëjta foto me të njëjtin pozicion ka bërë edhe Beyonce në ‘Mrs. Carter Show World Tour’.

Rita Ora si modele (foto)

Ajo duket se ka marrë plot këshilla për të bërë modelen dhe duket se ja ka dalë mbanë me sukses. Këngëtarja e famshme me origjinë shqiptare Rita Ora, ka qenë pjesë e fushatës publicitare të firmën e famshëm të veshjeve DKNY.

Ura prej xhami më e gjatë në botë

Kush nuk ka frikë nga lartësitë dhe dëshiron një adrenalinë të lartë mund të bëjë një shëtitje të këtë urë e ndërtuar e gjitha prej xhami, që ndodhet në Chongqing, Kinë. Ajo është e gjatë 31 metra.

Meshkujt më të bukur në plazh (foto)

Nga aktori Bradley Cooper tek futbollisti, Francesco Totti. Ja cilët janë meshkujt më të tërheqës në plazh, të cilët kanë treguar trupat e tyre e skalitur dhe të formuar.

Këngëtarja serbe foto me “ushtarin” e UÇK-së

Këngëtarja serbe Dunja ka bërë një foto ushtarin e UCK-së, e cila edhe është fyer nga mediat e veta për këtë gjest të saj. Ylli i muzikës serbe kohëve të fundit ishte distancuar nga disa aktivitete të saj të mbrëmjes me kolegë apo shoqe, por edhe nga koncertet. Kjo humbje e saj në publik nuk do të thotë se tek ajo nuk ka asgjë të re. Këngëtarja serbe ka bërë një ndryshim radikal, ajo është konvertuar në islam.

Yjet dhe tatuazhet me emrat e dashurive të tyre (foto)

Bërja e emrave të të dashurve apo fëmijëve është kthyer në një mani të yjeve. Por nëse dashuria për një fëmijë është përgjithmonë, ajo për partnerin mund të ndryshojë dhe mund të krijohen situata në sikletshme si ajo e Angelina Jolie për –sih burrin, Billy Bob Thorton. Ja disa nga yjet që kanë bërë emrat tatuazh.