Wednesday, July 31, 2013

SHBA, harrohet në qeli, merr 4 milionë $

Daniel Chong ka thënë se ka pirë urinën e tij për të mbijetuar dhe ka pasur haluçinacione nga mungesa e ushqimit.Chong është ndaluar pas një operacioni anti-drogë në vitin 2012, por pasi është futur në qeli është harruar krejtësisht nga oficerët e policisë. Ai ka thënë se është munduar të tërheqë vëmendjen duke nxjerrë një lidhëse këpucësh jashtë derës së qelisë para se ta gjenin të mbuluar në fekale, sipas Associated Press. Pas shpëtimit, Chong ka kaluar 5 ditë në spital duke u rekuperuar nga dehidratimi dhe problemet në veshka. Gjithashtu ai ka humbur 7 kilogramë gjatë 4 ditëve të braktisjes.

No comments:

Post a Comment