Wednesday, July 31, 2013

Vajza që mbeti e ngrirë për 500 vite (foto)

I ftohti, thatësia dhe ajri i paktë kanë bërë punën e tyre. Ajo ngriu për vdekje dhe sot kur kanë kaluar 500 vjet, ajo duket sikur flen ende. Shkencëtarët kanë ekzaminuar një vajzë rreth të 15-at, e cila jetonte në Perandorinë Inca. Ajo u sakrifikuar dhe mbeti e ngrirë për 500 vjet.Shkencëtarët me shumë kujdes kanë marrë fije floku nga vajza, e cila vazhdon të mbahet në temperaturë konstante. Mumia Juanita e njohur edhe si Zonja e Ampato-s, u vra dhe iu ofrua zotëve të Inca-s mes viteve 1450-1480 në moshën 11-15 vjeçare. Ajo u gjet në jug të Perusë në vitin 1995 nga antropologu John Reinhard dhe alpinisti peruan Muguel Zarate.

No comments:

Post a Comment