Monday, July 29, 2013
Aniston: Ndihem e martuar
Jennifer Aniston ka thyer heshtjen duke folur për herë të parë për planet e martesës së saj me partnerin Justin Theroux.
Në një konferencë shtypi për promovimin e filmit ‘We’re the Millers’, ylli hollivudian shpjegoi se ndihet e martuar dhe nuk ka ndërmend të bëjë ceremoninë së shpejti.
“Duam të shkëmbejmë unazat atëherë kur ta ndjejmë kohën e përshtatshme. Nuk nxitohemi dhe ende nuk e kemi vendosur datën. Dua të them gjithashtu se nuk ka pasur asnjë datë të anuluar”, deklaroi Aniston.Duke e kaluar në shaka, aktorja zbuloi se kohët e fundit gjërat nuk kanë shkuar dhe aq mirë në çift.
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
No comments:
Post a Comment