Sunday, July 28, 2013
I refuzojnë vizën, shkak mbipesha
Autoritetet neozelandeze refuzuan qendrimin e një shtetasi afrikano-verior në vend me arsyetimin se ai ishte shumë i shëndoshë për të qendruar në vend.
Në letrën dërguar familjes së Albert Buitenhuis argumentohet refuzimi i rinovimit të vizës vjetore për gjithë familjen për shkak të peshës së tij që nuk “ka nëj standard të pranueshëm për autoritetet”.
Familja afrikano-jugore, që jeton në qytetin e CHrischur që prej 6 vitesh si emigrantë të rregullt, thotë se paradoksi qendron në faktin se refuzimi mbërrin në momentin kur Albert peshon 130 kilogram, plot 30 kilogram më pak se sa 6 vite më parë, kur u pranua si emigrat i rregullt në vend. Bashkëshortja e tij, Marthie thotë se vitin e kaluar Albert peshonte më shumë se sivjet, por sërish vizat vjetore u rinovuan “me pak probleme të vogla burokratike”. Rasti i kësaj familjeje është vënë në qendër të vëmendjes edhe për faktin se cifti ka dorëzuar ankesat edhe tek Ministri i Emigracionit.
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
No comments:
Post a Comment