Tuesday, July 30, 2013
Tatuazhe prej floriri! Ja cilat janë në modë (foto)
Tatuazhet që rekomandohen nga shumë shtëpi mode, janë ato të përkohshmet, pa qenë nevoja t’i bartësh në trup për gjithë jetën. Zakonisht, sapo shfaqet një tatuazh në pasarelë, shumë shpejt del në shitje për publikun. Tashmë moda e re sjell tatuazhe prej ari të vërtetë, 24 karat. Këto tatuazhe të veçanta na i sjell shtëpia e modës Dior. Bëhet fjalë për bizhuteri të vërteta, që mund t’i vendosni në trupin tuaj dhe t’i mbani për një afat kohor. Bashkë me tatuazhin do të merrni edhe një manual të vogël me udhëzime sesi mund t’i përdorni apo të krijoni modele të reja sipas shijes suaj personale. Bëhet me dije se këto tatuazhe kushtojnë rreth 130 euro.
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
No comments:
Post a Comment