Tuesday, July 30, 2013
Kukulla prej vërteti 6-vjeçare, tani edhe stiliste mode (foto)
Emri i saj është Eden Wood dhe është vetëm 6 vjeçe! Por të shumtë janë ata që i thërrasin edhe “kukull prej vërteti”. Edhe pse është kaq e vogël, ajo ka rol protagonist në një serial televiziv dhe veç të tjerash, është edhe stiliste mode. Publiku e njohu nëpërmjet reality “Toddlers & Tiaras” dhe është një vogëlushe që i pëlqen të vishet si të rriturat, të lyhet e të krihet si një divë e madhe. Ajo, bashkë me nënën e saj stilojnë rroba të ndryshme për vajza të moshës së saj. Në fakt, rrobat që krijojnë, shumë të shtrenjta, janë për ato që ëndërrojnë të vishen si të rriturat.
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
No comments:
Post a Comment