Tuesday, July 30, 2013

iPhone me çmim të lirë mund të debutoj së shpejti

Korporata amerikane e prodhimit të pajisjeve teknologjike do të debutoj iPhone të ardhshëm gjatë kësaj vere e jo gjatë vjeshtës sic kishte bërë më dy modelet e fundit, ka raportuar dje The Wall Street Journal. Sipas WSJ e cila ka cituar burimet e afërta të kompanisë, Apple gjithashtu është duke punuar në zhvillimin e modelit të iPhone me çmim të lirë i cili do të dedikohet për tregjet e shteteve në zhvillim. Raporti vjen në përputhje me pritshmëritë e analistëve teknologjik.Përderisa iPhone 5 kushton 600 dollarë dhe modelet tjera më të vjetra janë në prodhim nga kompania, produktet e Apple nuk janë aq të lira sa të konkurrojnë me pajisjet mobile të lira që punojnë në sistemin operativ të Google, Android.

No comments:

Post a Comment