Wednesday, July 31, 2013

Lohan del nga rehabilitimi

Lindsay Lohan doli nga rehabilitimi ditën e martë pasi plotësoi trajtimin 90-ditësh të urdhëruar nga gjykata. Aktorja 27-vjeçare është fotografuar në dalje të klinikës në Malibu të Kalifornisë dhe nga pamjet duket e qeshur dhe e shëndetshme. Por, ‘TMZ’ ka bërë të ditur se Lohan do të qëndrojë edhe disa ditë të tjera në një tjetër klinikë rehabilitimi para se të përballet me botën. Burime për ‘TMZ’ kanë thënë se kësaj here Lindsay ka ndryshuar vërtet dhe duket një tjetër njeri.

No comments:

Post a Comment