Tuesday, July 30, 2013

Jolie, aktorja më e paguar në Hollivud

jRevista ‘Forbes’ ka zbuluar se Angelina Jolie është aktorja më e paguar në Hollivud. 38-vjeçarja ka përfituar 33 milionë dollarë nga qershori i vitit 2012 në qershor të vitit 2013, duke lënë pas në renditjen e ‘Forbes’ aktore të reja si Jennifer Lawrence dhe Kristen Stewart, të cilat kanë zënë respektivisht vendin e dytë dhe të tretë. Kjo arritje e Jolie është mbresëlënëse nëse do të marrim parasysh se filmi i saj i fundit është ‘The Tourist’ i vitit 2010. Ajo është përqendruar në karrierën si regjisore dhe ka bërë debutimin me filmin ‘In The Land of Blood and Honey’, në vitin 2011.

No comments:

Post a Comment