Tuesday, July 30, 2013

Të shkoni në palestër të trukuara, ju bën keq

Për shumë ekspertë, përgjigjja është definitivisht jo. Sepse, së pari, lëkura duhet të jetë e lirë për të “marrë frymë” dhe së dyti, sado të qëndrueshme ndaj ujit të jenë produktet e kozmetikës, rritja e temperaturës së trupit dhe djersa do ta heqin të gjithë trukun. Pra, me pak fjalë, lëkura kërkon të jetë e lirë, të paktën kur bëni palestër. Kur rritet frekuenca kardiake dhe presioni i gjakut dhe ju filloni të djersitni, poret e lëkurës zgjerohen dhe i gjithë truku që kishit vendosur futet në brendësi të saj. Në palestër shkohet edhe për të nxjerrë toksinat jashtë trupit dhe djersa është mënyra më e mirë për t’u pastruar. Por kur ju vendosni make up, krijohet një problem me toksinat, të cilat nuk arrijnë të dalin jashtë trupit tonë. Ndaj thojini stop trukimit dhe largoni jashtë organizmit tuaj të gjitha papastërtitë. Ndoshta nuk do të jeni perfekte, por e sigurt është se do të jeni më të shëndetshme.

No comments:

Post a Comment